Lajme

Bellaqa: Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave, hap pozitiv dhe në harmoni me Ligjin e Pagave!

10/29/2024 18:10
nga:Y I

Kryeministri, Albin Kurti, ka njoftuar gjatë ditës së sotme se do t’i rrisin pagat e sektorit publik.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një konference për media me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Me hyrjen në fuqi, vitin e ardhshëm do ta shtojmë buxhetin për paga. Rritja e koeficientit do të rritet vitin e ardhshëm. Rritjen për secilin vit duhet të jetë në linjë me rritjen ekonomikë dhe fatmirsisht në qeverisjen tonë kemi treguar se dimë të qeverisim me zotnillëk” tha Kurti raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me rritjen e pagave ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Jakup Bellaqa.

Bellaqa e ka parë si hap pozitiv vendimin e Qeverisë duke theksuar se është në harmoni me Ligjin e pagave.

Bellaqa tha se gjatë muajit korrik, gjatë rishikimit buxhetor nëse ka rritje te inflacionit dhe rritje te çmimeve bazike, te rishikohet edhe njeherë.

“Vendimi ekzekutivit sot sa i perket rritjes se pagave ne sektorin publik unë e shoh si hap pozitive dhe e pershendes ku me ketë vendim rritet njesia e koeficentit te pages bazë ku dhe hyn ne fuqi nga janari i vitit 2025 dhe vlera rritet ne vler 55 euro. Si për shembull koeficenti mesuesit tash është 5.6 dhe paga bazë 616 euro ndersa koeficenti i ri do te jetë 6.6 dhe paga bazë e re do te jetë 726 euro apo ne % 17.85 %, ndersa koeficenti policit tash është 5.0 dhe paga bazë 550 euro ndersa koeficenti i ri do të jetë 6.0 dhe paga bazë 660 euro apo ne % 20.00 %, etj”.

“Duhet theksuar se vendimi është në harmoni me ligjin e pagave sepse në çdo fund-viti kalendarik duhet te shikohet se a ka rritje te inflacionit dhe rritje te çmimeve dhe nëse ka mjete buxhetore atëherë duhet te ndodhë edhe rritja e pagave dhe sigurisht duhet te veprohet edhe sipas logjikes ekonomike dhe kostos së jetës së shportes së ekonomive familjare. Megjithatë kisha sugjeruar që gjatë vitit tjeter sidomos gjatë muajit korrik gjatë rishikimit buxhetor nese ka rritje te inflacionit dhe rritje te çmimeve bazike te rishikohet edhe njeherë dhe ne bazë te rrethanave buxhetore te veprohet” përfundoi Bellaqa përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Jakup Bellaqa, Njohës i çështjeve të ekonomisë!

/Gazeta Blic/

Qeveria rrit pagat e sektorit publik – 55 euro më shumë nga janari, 110 nga korriku