Pavarësisht se u pa si një kandidat kryesor për Topin e Artë, çmimi i dhënë nga France Football përfundoi tek Rodri, gjë që përveç indinjatës në familjen merengue, i solli edhe humbje monetare sulmuesit të Real Madridit.
Mesfushori i Manchester Cityt dhe i kombëtares spanjolle mori çmimin që e vlerëson lojtarin më të mirë në botë.
Sipas Globoesporte, reprezentuesi brazilian e kishte mundësinë për të fituar 1 milion euro bonuse, një shumë për të cilën ishte rënë dakord në rinovimin e fundit të kontratës së lojtarit 24-vjeçar, nëse ai do ta fitonte çmimin e Topit të Artë.
/GazetaBlic Sport/