Sporti

Trajneri i Spanjës kritikon vendimin e Realit: Nuk është mirë për futbollin

10/28/2024 20:43
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka komentuar vendimin e Real Madrid për të bojkotuar ceremoninë e Topit të Artë, pasi sipas inofrmacioneve fituesi nuk do të jetë Vinicius Jr, por Rodri.

“Nuk është mirë për futbollin që një ekip si Reali i Madridit nuk është i pranishëm në një gala si kjo. Të gjithë pastaj marrin vendimet që duhet të marrin, por unë do të doja të shihja të gjithë futbollin botëror të përfaqësuar, si dhe futbollin spanjoll”.

Më pas de la Fuente flet për praninë e tij në listën e kandidatëve për çmimin e trajnerit më të mirë të meshkujve:

“Është nder të jem i pranishëm këtu, duke përfaqësuar futbollin spanjoll përtej çmimeve individuale. Unë jam këtu për të përfaqësuar Spanjën”.