Lajme

Hamza: Kosova ka nevojë për një qeveri që e ndërton më mirë të sotmen dhe më sigurt të ardhmen

10/28/2024 20:35
nga:G C

Bedri Hamza, ka shprehur shqetësimin e tij për ikjen masive të të rinjve nga Kamenica, duke e cilësuar atë si një nga komunat me problemet më të mëdha në këtë drejtim, raporton GazetaBlic.

Në një takim me qytetarët e Kamenicës, Hamza theksoi se mungesa e perspektivës është një nga arsyet kryesore që po i ikin të rinjtë nga vendi i tyre.

“Kosova ka nevojë për një qeveri që e ndërton më mirë të sotmen dhe më sigurt të ardhmen. Ka nevojë për një lidership të ri, që e zhvillon ekonominë dhe krijon perspektivë të re,” tha Hamza.

Ai shprehu besimin se Kamenica ka potencial të madh dhe se me përkushtim dhe vizion të duhur, e ardhmja mund të jetë më e ndritur.