Sonte do të dihet fituesi i “Topit të artë” për vitin 2024.
Sipas raportimeve të fundit, Rodri do të jetë fitues para Vinicius dhe Carvajal, shkruan GazetaBlic Sport.
Përfaqësuesit e Real Madridit, sikurse edhe protagonisti kryesor, si një nga kandidatët serioz për ta fituar Topin e Artë, nuk do të shkojnë në ceremoninë e këtij eventi.
Përveç rastit të Topit të Artë, Real Madrid ka dështuar edhe tek çmimi i trajnerit të vitit, atje ku Luis De la Fuente i Spanjës, thuhet se e ka mposhtur Carlo Ancelottin.
Real Madrid ka anuluar transmetimin e Topit të Artë në RMTV, televizionin zyrtar. Ata nuk do të transmetojnë asnjë aktivitet të kësaj ngjarje.
/GazetaBlic Sport/