Lajme

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Vushtrri, vjedhin para dhe stoli ari

10/28/2024 16:30
nga:G C

Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Vushtrri, ku dyshohet se kanë vjedhur para dhe stoli ari.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se në shtëpinë e tij, në dhomën e fjetjes iu kanë vjedhur para dhe stoli ari. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në konfirmim.