Trajneri me shumë përvojë, Jean-Denys Choulet do të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketboll.
Ai u emërua përzgjedhës me vendim nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe do të fillojë punën në nëntor, në përgatitjet dhe ndeshjet e Kosovës A, që do t’i kenë si mysafire ndaj Zvicrës dhe Irlandës në udhëtim (21 dhe 24 nëntor).
Dardanët kanë një fitore dhe një humbje në këtë grup parakualifikues për Kupën e Botës 2027. Jean-Denys Choulet ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Jean-Denys Choulet është 66 vjeçar, ku gjatë karrierës së tij, arriti të fitojë dy herë kampionatin francez, herën e parë në 2007 me Roanne dhe herën e dytë në 2017 me Élan Chalon. Më 2007 ishte shpallur edhe trajneri i vitit.
Po ashtu ka drejtuar për shumë vite skuadra që kanë garuar në Kupa Evropiane, duke pasur përvojë ndërkombëtare. Me Élan Chalon ishte finalist i FIBA Europe Cup në vitin 2017.