Lajme

Maastrich University nga Holanda, universiteti i 4 më i mirë në Evropë përzgjedh UNI

10/28/2024 15:48
nga:N K

Maastrich University nga Holanda, i rankuar si universiteti i 4 më i mirë në Evropë, për cilësi akademike dhe inovacion, ka përzgjedhur UNI-Universum International College për realizimin e perbashkët të Field Study ” Views towards Peace and Justice in Higher Education.

🌍✨ Sot, studentët e Maastrich University, filluan studimin katër javor me UNI.Studentët e programit Global Studies do të kalojnë katër javë në Kosovë, duke eksploruar qëndrimet ndaj paqes dhe drejtësisë në arsimin e lartë pas konflikteve.

Udhëhequr nga profesorja Talitha Mortimer Dubow dhe profesorët e UNI – Universum International College, ky projekt do të përfshijë kërkime dhe prezantime.

UNI-Universum International College vazhdon të jetë lider në fushën e ndërkombëtarizimit dhe krijimit të përvojave ndërkulturore për studentët e tij.

Në epokën e globalizimit, cilësia e arsimit të lartë dhe përvoja akademike po transformohen ndjeshëm. Kjo është veçanërisht e dukshme në UNI, falë partneritetit strategjik me Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe nr. 1 për Inovacion.

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.