Lajme

Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se rrahu gruan e tij

10/28/2024 10:34
nga:G B

Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se gruaja ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në raport.