Mats Hummels më në fund debutoi me fanellën e Romës dhe brenda katër minutave shënoi autogol në favor të Fiorentinës.
35-vjeçari gjerman dhe fituesi i Kupës së Botës ishte bashkuar si lojtar i lirë më 4 shtator pas një karriere të gjatë mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut.
Roma pësoi një humbje 5-1. Juric më në fund lejoi Hummels të hynte në lojë në vendin e Paulo Dybala në minutën e 67-të.
Kontributi i tij i parë në fanellën e Giallorossëve ishte të devijonte një goditje me kokë të Christian Kouame në rrjetën e tij në minutën e 71-të, duke e bërë rezultatin 5-1.
/GazetaBlic Sport