Showtime

Xheneta me deklaratë të rëndë për ish-të fejuarin: Krejt shoqet e mia i blinte me para

10/27/2024 22:12
nga:Gazeta Blic

Modelja Xheneta Fetahu ka rrëfyer një histori personale në Big Brother VIP Kosova 3.

Teksa po bisedonte me Gjestin, ajo ka zbuluar detaje nga lidhje toksike që kishte me një djalë turk.

Banorja thotë se u maltretua nga ai dhe familja e tij, ndonëse kanë qenë bashkë për pesë vjet.

E njëjta theksoi se ish-i dashuri e kontrollonte vazhdimisht dhe se nuk e linte për asnjë moment vetëm.

“Në fillim ka qenë shumë i mirë. Është sjell shumë mirë me mua, edhe babai i vetë. Përveç nënës vetë dhe motrës që nuk më donin mua. Ato nuk më kanë dashur mua, nuk janë shqiptare. Ato xhelozojshin”, tha ajo.

Zeshkania tutje vazhdoi: “Kur jemi ndarë kemi pasur shumë probleme, ka shkuar situata deri në denoncime. E ka pasur të ndaluar me ligj të më afrohet dhe të më kontaktojë mua, edhe ai edhe familja e tij”.

E mes tjerash, Xheneta tha se i blinte me para të gjitha shoqet e saj.

“Ja nisi të më tradhtojë, të dalë me vajza të tjera. Krejt shoqet e mia i ka blerë me para”.