Lajme

Ky është i riu që u ther për vdekje nga vëllai i tij në Prishtinë

10/27/2024 22:01
nga:Gazeta Blic

Një ngjarje tragjike ndodhi sot jo fort larg qendrës në Prishtinë, ku u shënua një incident i rëndë që përfundoi me fatalitet.

Për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se u ther për vdekje me thikë.

Siç merr vesh Sinjali, viktima dhe i dyshuari kanë lidhje familjare, më saktësisht vëllezër.

Kjo ngjarje ka tronditur familjen Miftari, pasi morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit, Auronit.

Auron Miftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë nga vëllai i tij, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Vdekjen e tij tashmë e ka konfirmuar ekipi mjekësor i Emergjencës, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.