Në përkujtimin e 22-vjetorit të vrasjes së Ukë Bytyçit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu respekt dhe njohje për kontributin e tij të rëndësishëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.
“22 vjet më parë, humbëm Ukë Bytyçin, kryetarin e përkushtuar të Suharekës dhe një atdhetar të palodhur, i cili dha gjithçka për vendin e tij dhe për qytetarët e Suharekës,” tha Osmani.
Ajo theksoi se Ukë Bytyçi ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe një lider që shquhej për guximin, urtësinë dhe vendosmërinë e tij.
Keshtu, Presidentja përkujtoi se Ukë Bytyçi, së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyçi, u vra në mënyrë mizore, duke e lënë angazhimin e tij për mirën e qytetarëve të Suharekës në gjysmë.
“Guximi dhe vizioni i tij do të mbeten gjithmonë në zemrat tona,” tha Osmani, teksa shprehu shpresën se kujtimi për Ukë Bytyçin do të jetojë përjetësisht në ndërgjegjen e popullit të Kosovës.


