Në ditën e dytë të takimeve me mërgatën shqiptare në Suedi, deputeti Mefail Bajqinovci vizitoi qytetin e Linkoping, ku thotë se u prit me entuziazëm nga bashkatdhetarët, të cilët, pavarësisht largësisë, e mbajnë Kosovën në zemër, raporton GazetaBlic.
Gjatë kësaj vizite, Bajqinovci ndau biseda frymëzuese me mërgimtarët, të cilat ishin të mbushura me ide dhe shpresa për një të ardhme të përbashkët. Ai theksoi se forca e Kosovës vjen nga uniteti mes të gjithë ne, duke nënvizuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme për Lëvizjen Vetëvendosje,” tha Bajqinovci. “Fryma që ju ofroni çdo përpjekjeje për një të ardhme më të mirë është e paharrueshme. Së bashku, ne po ndërtojmë një Kosovë të fortë dhe të drejtë.”






