Lajme

Vala e dorëheqjeve të ushtarëve nga FSK-ja, tema e radhës në “Expose”

10/27/2024 15:27
nga:G C

Sonte, në emisionin “Expose” mund të ndiqni një temë tejet të rëndësishme dhe tepër aktuale për vendin tonë: dorëheqjet e ushtarëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në këtë episod, do të analizojmë arsyet që qëndrojnë pas këtij fenomeni, si ndikojnë këto dorëheqje në strukturen dhe funksionimin e FSK-së, dhe cila është pasoja e tyre për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Duke folur me eksper të kësaj fushe, ne do të shqyrtojmë çështjet e motivimit, trajtimit dhe kushteve të punës për ushtarët e FSK-së, dhe do të diskutojmë se si mund të përmirësohet kjo situatë.

Për më shumë detaje, ndiqeni emisionin “Expose” live në Kanal 10 dhe në kanalin zyrtar të GazetaBlic në Youtube, duke filluar nga ora 21:00.