Lajme

Tiranë: Ra nga kati i pestë, vdes 31-vjeçari

10/27/2024 13:40
nga:G B

Mbrëmjen e së shtunës, një rast tragjik ka ndodhur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Një 31 vjeçar ka vdekur pasi kishte rënë nga kati i pestë i një ndërtese në Rrugën e Kavajës, shkruan TV Klan.

Me të pranuar lajmin, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se ai ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

I riu është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.

Policia thotë se i riu pavarësisht se u gjet në Rrugën e Kavajës, rezulton se banimin e kishte në anën tjetër të kryeqytetit, në rrugën “Myslym Keta”.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbuluar shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie.