Sporti

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

10/27/2024 13:49
nga:E K

Kanë përfunduar dy pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Në stadiumin “Liman Gegaj” nuk u shënuan gola aty ku Malisheva dhe Drita luajtën 45 minutat e para me rezultat 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Edhe Suhareka dhe Prishtina luajtën baras në 45 minutat e para, por rezultati në këtë takim është 1-1.

Të parët kaluan në avantazh vendasit me golin e Mevlan Zekës, teksa Ardi Ajdini realizoi për të barazuar shifrat.

/GazetaBlic Sport/