Sporti

Ancelotti pas humbjes turpëruese: Luajtëm mirë në pjesën e parë, sezoni është i gjatë

10/26/2024 23:42
nga:Lorik J

Real Madrid u mposht me rezultatin 0-4 ndaj Barcelonës në ndeshjen e xhiros së 11’të të La Ligas.

Pas ndeshjes, Ancelotti tha se skuadra e tij luajti mirë vetëm në 50 minutat e parë – teksa pas golit të pranuar humbi energjinë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Çfarë shkoi keq? Ishte një lojë e ngushtë derisa pësuam. Ne humbëm raste. Kur pranuam, humbëm energjinë”, tha fillimisht Ancelotti.

“Ne ishim duke luajtur mirë në pjesën e parë, duhet të vazhdojmë kështu, duhet të harrojmë ato 30 minutat e fundit”.

“Sezoni është ende i gjatë, ne nuk do të dorëzohemi”, tha ndër tjerash Ancelotti.

/GazetaBlic Sport