Lajme

Haziri: Me Lumirin, Gjilani dhe Anamorava kthehen fuqishëm

10/26/2024 20:00
nga:Sh R

Nënkryetari i LDK-së dhe kandidati për deputet, Lutfi Haziri ka thënë se me Lumir Abdixhikun si kryeministër, Gjilani dhe rajoni i Anamoravës do të kthehen fuqishëm.

“Me Konventë madhështore në Gjilan, rinia e Lidhjes dëshmoi forcën e ndryshimit të madh. Falemnderit për nderin dhe mbeshtetjen e madhe për Gjilanin e Anamoravën, liderit tonë e kryeministrit në ardhje, prof. dr. Lumir Abdixhiku”, ka shkruar Haziri.

“Tri gjenerata jemi bërë bashkë për Rrugën e Re, për Gjilanin e Republiken, duke kujtuar të kaluaren tonë të lavdishme, duke punuar për të tashmen dhe të ardhmen. Me Lumirin, Gjilani dhe Anamorava kthehen fuqishëm. Ju faleminderit nga zemra! LDK është e madhe”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: