Skuadra e Real Madridit sonte takohet me Barcelonën.
Real Madrid dhe Barcelona ballafaqohen me fillim nga ora 21:00, në kuadër të La Ligas, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas 11 xhirosh, Barcelona prin tabelën me 27 pikë, teksa Real Madrid ndodhet një pozitë më poshtë me 24 pikë.
Ancelotti ka publikuar formacionin zyrtar të Real Madridit para super spektaklit në “Bernabeu”.
Ja formacioni:
Lunin; Mendy, Rudiger, Militao, Vazquez; Camavinga, Tchouameni, Bellingham, Valverde; Vinicius dhe Mbappe.
/GazetaBlic Sport