Lajme

Peci e dënon sulmin fizik ndaj Muhaxherit: Në Kosovë, dhuna s’duhet të tolerohet

10/26/2024 16:51
nga:Sh R

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Peci tha se dhuna nuk është opsion e as zgjidhje, teksa e dënoi sulmin e sotëm ndaj Muhaxherit.

“Në Kosovën tonë, e cila është shembull i shkëlqyeshëm i një shoqërie demokratike, dhuna nuk duhet të pranohet e as nuk do të tolerohet”.

“Të papranueshme sikurse dhuna fizike, duhet të jetë edhe gjuha e urrejtjes, e cila po tenton të krijon shtrat e një ambient toksik publik”, tha Peci.

Tutje, ai tha se është detyrë e të gjithëve që të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi public konstruktiv e të pakontaminuar nga gjuha e mosdurimit, urrejtjes dhe dhunës.

Mëngjesin e sotëm kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht, ku janë arrestuar dy persona.