Lajme

Rama reagon pas sulmit ndaj Muhaxherit: Shpresoj që veprime të tilla të dënohen

10/26/2024 16:24
nga:Sh R

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, Rama ka thënë se ky është veprim i papranueshëm dhe i ulët.

Tutje, ai ka thënë se shpreson që një veprim i tillë të dënohet.

“Sulmi ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është veprim i papranueshëm dhe i ulët.

Shpresojmë që veprime të tilla të dënohen dhe të mos përfaqësojnë vlerat e shoqërisë sonë.” – ka shkruar Rama.