Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarët e kryesisë i shkuan për vizitë kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, pasi ky i fundit u sulmua fizikisht sot në mëngjes.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku shprehet se Muhaxherin e gjetën dhe më të fortë dhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës.
“Vizituam mikun tonë Gazin dhe familjen e tij, në shtëpinë e tij në Pejë. E gjetëm edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës – qytetit për të cilin punon me guxim, pasion e energji të pashterrshme” shkruan Abdixhiku në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


