Lajme

Krasniqi: Sulmi ndaj Muhaxherit, akt i ulët dhe i papranueshëm, drejtësia të vihet sa më shpejt në vend

10/26/2024 13:23
nga:Y I

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e ka quajtur akt të ulët dhe të papranueshëm sulmin ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Krasniqi ka thënë se drejtësia duhet të vihet sa më shpejt në vend dhe veprime të tilla nuk duhet të tolerohen.

“Sulmi ndaj Kryetarit Gazmend Muhaxheri, është akt i ulët dhe i papranueshëm. Drejtësia, duhet të vihet sa më shpejt në vend dhe veprime të tilla nuk duhet të tolerohen”, ka shkruar Krasniqi.