Lajme

Abdixhiku reagon pas sulmit ndaj Gazmend Muhaxherit

10/26/2024 10:57
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Abdixhiku ka thënë se Muhaxherin s’mund ta ndalin e as ta frikësojnë.

Ai u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të mbajnë përgjegjës ata që e sulmuan.

“Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë! Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë”, ka shkruar Abdixhiku, teksa ka publikuar edhe një foto bashkë me Muhaxherin.

LAJMI I FUNDIT: Sulmohet fizikisht Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri