Lajme

“Kina hakeron telefonin e Trump”, New York Times: Hakerat kanë tentuar të vjedhin informacione gjatë fushatës

10/25/2024 23:47
nga:Mergim Rreci

Hakerët kinezë janë përpjekur të vjedhin informacione nga celulari i kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA Donald Trump dhe kandidati për zëvendës president i Republikanëve JD Vance.

Lajmi është raportuar nga New York Times e cila citon burime të sigurisë Kombëtare në SHBA që thuhet se kanë lajmëruar ekipin e fushatës së ish presidentit mbi diçka të tillë.

Sipas asaj që shkruan media amerikane, hackerat kinezë kanë përdorur rrjetin e telekomunikacionit Verizon (vërajzën) për të fituar akses në mesazhet e Trum dhe Vance si dhe për të marrë detaje nga komunikimet e tyre. Hetuesit po punojnë për të zbuluar se çfarë informacionesh janë vjedhur nga Hackerat Kinez.

Sipas New York Times nga burimet e tyre hackerat kinezë kishin vënë nën shënjestër edhe Demokratët duke përshirë figura të rëndësishme të Capitol Hill apo ndoshta edhe anëtar të fushatës së Kamala Harris. Informacionet që kandidatët presidencial mund të mbajnë në celularët e tyre përgjatë kohës së fushatës mund të konsiderohen një minierë ari për Agjencitë e Inteligjencës së Shteteve Rivale.

Në rastin e një kundërshtari si Kina këto të dhëna mund të ndihmojnë për kryerjen e operacioneve të ndryshme ndoshta duke përdorur edhe njerëz të afërt pranë ish presidentit Trump dhe krahut të tij të djathtë në këtë fushat, kandidatit për zëvendës President JD Vance.

Kjo nuk është hera e parë që hacker të huaj tentojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet Amerikane, pasi disa muaj më parë Irani hackeroi disa informacione tejet të ndjeshme të ekipit të Donald Trump dhe ua shpërndau këto informacione mediave ndërkombëtare.