Sporti

Real Madrid apo Barcelona, ja kush e fiton ‘El Clasicon’ sipas Opta

10/25/2024 18:32
nga:Mergim Rreci

Pavarësisht se Barcelona ka një fillim fantastik të mbretërimit të Flick, është Real Madridi ai që bëhet favorit nga superkompjuteri Opta, për super ndeshjen e nesërme.

Skuadra e Ancelottit ishte fitimtare në 45.6% të 10,000 simulimeve të kryera nga superkompjuteri, me Barçën që fitoi 31.0%, kurse pjesa tjetër i takon një barazimi të mundshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Natyrisht, gjithçka do të dëshmohet në fushë, atje ku pritet të ketë rivalitet të madh deri në sekondat e fundit.

/GazetaBlic Sport/