Sporti

Arsene Wenger i del në mbrojtje Manchester Cityt

10/25/2024 15:27
nga:E K

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka mbrojtur në mënyrë të habitshme Manchester Cityn në betejën e tyre ligjore me Premier League.

Ndaj “qytetarëve” janë ngritur 115 akuza lidhur me shkeljet e pretenduara të “fair play”-it financiar në periudhën 2009-2018, transmeton GazetaBlic Sport.

Gjyqi mbi akuzat pritet të zgjasë me muaj dhe Wenger beson se e gjithë situata ka shkuar shumë larg.

“Unë mendoj se rregullat e Fair Play Financiar duhet të ndryshohen në Premier League sot. Sepse tani ata përballen me konkurrencë nga ligat e tjera që kanë ndryshuar rregullat e tyre të Fair Play Financiar,” tha Wenger për beIN SPORTS.

“Për momentin nuk mund të dëgjoni një klub si Man City të akuzohet me 115 akuza të ndryshme në një sezon futbolli. Nuk e besoj këtë. Premier League ka humbur tashmë një çështje, rastin e parë kundër tyre. Nuk i njoh ata (City), nuk mund t’i gjykoj”, shtoi specialisti francez.

“Unë mendoj se 115 akuza të ndryshme kundër një klubi futbolli sot duken sikur jemi në administratën ndërkombëtare. Rregullat e Fair Play Financiar duhet të ndryshohen dhe thjeshtohen”, shtoi Wenger.

/GazetaBlic Sport.