Lajme

Sulmi terrorist në Turqi, kjo parti merr përgjegjësinë për aktin

10/25/2024 12:06
nga:N K

Një sulm terrorist vetëm 50 km larg kryeqytetit të Ankarasë tronditi Turqinë dhe jo vetëm më 23 tetor.

Grupi militant i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori sot përgjegjësinë për sulmin ndaj kompanisë turke të mbrojtjes TUSAS që vrau pesë persona në Ankara, thuhet në një deklaratë.

Dy sulmues – një burrë dhe një grua – kryen sulmin e së mërkurës me pushkë automatike dhe eksplozivë në selinë e Industrisë Hapësinore Turke (TUSAS) në Ankara.