Lajme

Fotografi e rrallë e nënës së Ibrahim Rugovës, votoi nga banesa në zgjedhjet e vitit 1992

10/25/2024 12:02
nga:Y I

Bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka publikuar një fotografi të rrallë në llogarinë e tij në Facebook.

Në fotografinë e publikuar është nëna e Ibrahim Rugovës, realizuar më 24 maj të vitit 1992, në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë.

Siç thotë Merovci, fotoja s’është publikuar më parë dhe tregon si nëna e presidentit të ndjerë votoi nga shtëpia në atë kohë.

“Fotografi e pa publikuar deri më tani: 24 maj 1992 dita e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë! Komisioni për votim shkon në banesën e Dijetarit RUGOVA në Lakrishtë, Prishtinë për t’ia mundësuar votimin e nënës së tij znj. Sofë RUGOVA!Në foto, nga e majta: Fanë RUGOVA, Sofë RUGOVA dhe Jakup SHALA” shkruan Merovci në Facebook.

Postimi i plotë: