Lajme

IPK arreston një zyrtar policor në Pejë, dyshohet për ngacmim seksual

10/25/2024 11:14
nga:Y I

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se ai ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.

Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ka njoftuar sot Inspektorati Policor.

Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.

Inspektorati Policor i Kosovës tha se mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa “hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”.