Lajme

Avdyli i VV-së: Pa na njohur Serbia si shtet nuk do të flitet për Asociacion

10/25/2024 10:21
nga:N K

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se për një Asociacion pa kompetenca ekzekutive do të flitet vetëm atëhere kur Serbia do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur, sovran dhe të barabartë në regjion.

Avdyli është shprehur se Qeveria e Kosovës ka pranuar themelimin e Asociacionit.

“Derisa Serbia të pajtohet se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe ta njeh Kosovën si shtet të barabartë në regjion ku Kosova do të anëtarësohet në strukturat euroatlantike, atëhere ne mund të bisedojmë për një Asociacion pa kompetenca ekzekutive. Qeveria nuk ka pranuar që ta themelojë Asociacionin, po këto janë vetëm flluskula të cilat po fluturojnë nëpër studio televizive dhe ndoshta në trurin e dikujt”, ka thënë Avdyli në Teve1.

Theksojmë se dje në Bruksel u mbajt takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë por pa ndonjë sukses.