Lajme

Flet Haki Abazi, tregon se a do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme!

10/25/2024 10:33
nga:Y I

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka folur në lidhje me punën që po zhvillohet në Kuvend .

I pyetur nga “Gazeta Blic” se a do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme tha se është ende herët për të marrë një vendim të tillë.

“Ende herët është për me marr këtë vendim. Unë jam i fokusuar tek puna e parlamentit tani” tha Abazi për “Gazeta Blic”.

Ndërsa për deklaratën e deputetit, Fatmir Humolli, se pritet të formojnë subjetin e tyre politik, dhe a do të jetë ai pjesëe tij, Abazi tha se nuk ka informacione.

“Unë jam i fokusuar tek puna e Kuvendit tani, aty ku jam i zgjedhur, nuk kam asnjë informacion për çështje të tjera” përfundoi pergjigjen.

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se nuk do të kandidojë me asnjërën nga subjektet politike.

Humolli ka pohuar se do të garojnë me subjektin e tyre politik nëse arrijnë t’i krijojnë kushtet për të kaluar pragun.

“Me partitë aktuale nuk do garoj. Nëse arrijmë me i kriju kushtet për të kalu pragun prej 5% do të garojmë me subjektin tonë politik.Jemi duke punue dhe duke vlerësuar gjendjen dhe mundesit reale për të patur sukses” tha Humolli ditë më parë për “Gazeta Blic”.

Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithme parlamentare të 9 shkurtit.

Partitë politike kanë nisur vrullshëm fushatën elektorale si dhe kanë filluar të bëjnë publike disa nga emrat e kandidatëve për deputetë.

/Gazeta Blic/

Humolli: Nuk kandidoj nën siglën e asnjë partie, mund të garojmë me subjektin tonë politik!