Lajme

Dhunë familjare në Prizren, gruaja nën shërbim mjekësor

10/25/2024 09:15
nga:N K

Është arrestuar një i dyshuar në Prizren meqë raportohet se i njëjti pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër.

Bëhet e ditur se ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikator dhe 6 fishekë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.