Sporti

Sane nuk pranon negocimin e pagës, drejt largimit nga Bayerni

10/25/2024 10:04
nga:E K

Leroy Sane është shumë afër largimit nga Bayern Munich pasi bisedimet për një partneritet të vazhdueshëm u prishën dhe kontrata aktuale e anësorit me gjigantët bavarez skadon në fund të sezonit.

Bavarezët duan të mbajnë në dorë ish-asin e Manchester Cityt, por janë tronditur nga qëndrimi i tij, në asnjë rrethanë nuk pranon të ulet paga e tij, e cila aktualisht është 20 milionë euro në sezon, transmeton GazetaBlic Sport.

Drejtuesit e Bayernit janë habitur pasi në dy sezonet e fundit Sane shpesh ka pësuar lëndime që e kanë nxjerrë jashtë fushës për muaj të tërë.

Bavarezët ishin gati për një pagë më të ulët se ajo aktuale, por me bonuse të lidhura me numrin e ndeshjeve që Sane do të luante, që do t’i sillte deri në 20 milionë euro në sezon.

Megjithatë, futbollisti ka refuzuar kategorikisht të nënshkruajë një kontratë të tillë, pas së cilës negociatat janë ndërprerë për disa kohë dhe nuk është e sigurt nëse do të vazhdojnë fare apo Bayern tashmë do të fillojë të kërkojë opsione të reja në treg.

Newcastle është skuadra që tregon interes serioz dhe gati për të përmbushur kërkesat financiare të Sane, me Barcelonën që pritet të bashkohet edhe në garë. Katalanasit janë të interesuar të nënshkruajnë me gjermanin si lojtar i lirë verën e ardhshme.

/GazetaBlic Sport.