Mario Mitaj vijon të regjistrojë paraqitje dinjitoze me fanellën e Al Itihad, në elitën e futbollit arabe.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua titullar në duelin ndaj Al Rijadh në transfertë ku skuadra e Mitajt triumfoi me rezultatin 0-1.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Al Itihad me mbrojtësin shqiptar titullar. 21-vjeçari u vlerësua me notën 7.8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa regjistroi 93 pasime të sakta nga 97 në total.
Gjithashtu Mitaj fitoi edhe 5 duele me kundërshtarët si dhe spastroi 3 herë zonën.
Vetëm Ngolo Kante dhe Fabinho regjistruan notë më lartë se mbrojtësi shqiptar, respektivisht 8.7 dhe 7.9.