Sporti

Trajneri i Romës, Ivan Juric: Fitore e merituar

10/25/2024 08:00
nga:E K

Kryetrajneri i Romës, Ivan Juric, pas suksesit minimal ndaj Dynamo Kievit, ka thënë se fitorja e “ujqërve” romakë ishte plotësisht e merituar.

“Ka pasur raste kur më pëlqeu shumë skuadra, ndërsa në raste të tjera na mungonte pak siguria dhe besimi”, tha Juric pas fitores së parë të skuadrës së tij në Europa League kundër Dynamo Kyiv, transmeton GazetaBlic Sport.

“Por nëse shikoj rastet që krijuam, ishte një fitore e merituar. Mendoj se në minutat e fundit, kur u futëm më thellë dhe krijuam epërsi numerike në mbrojtje, bëmë shumë mirë. Agresiviteti ynë ishte shumë i mirë, por nuk ishte hera e parë”, shtoi ai.

Ish-mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels pritej të bënte debutimin e tij për Romën, por trajneri tha se ai ishte në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Evan Ndicka, i cili luajti sërish sot dhe “po bën mirë”.

“Unë e shoh Hummelsin në të njëjtin pozicion si Ndicka dhe për momentin më duket se mbrojtja jonë po ecën mirë”, shpjegoi ai.

/GazetaBlic Sport.