Lajme

Kajtazi: Në AKI ekziston struktura paralele që i shërben pushtetit

10/24/2024 21:19
nga:Sh R

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka pretenduar se po përndiqet.

Në Rubikon të Klan Kosova, Kajtazi shton se e gjithë kjo shkon përtej identifikimit të personave që i shërbejnë një strukture paralele në AKI, e po të cilat i shërbejnë dhe pushtetit, apo siç e thekson ai, Dejona Mehalit.

“Për ne si gazetar është si përvojë, shoh, këqyri anash, kam kujdes ku rri, si ulem e të gjitha këto. Mua më kanë mbajt policia trajnim se si të ruhem, për shkak të sulmeve fizike si në turma apo në situata jo të zakonshme”, tha Kajtazi.

“Megjithatë kjo shkon përtej një vëzhgimi. Kjo shkon përtej identifikimit të njerëzve, të zyrtarëve të cilët fatkeqësisht i shërbejnë një strukture paralele brenda Agjencisë së Inteligjencës, që i shërbejnë pushtetit, i shërbejnë Dejona Mehalit”.

Po ashtu, gazetari tregon se kush mendon se qëndron në krye të kësaj.

“Në krye të të gjithë kësaj mund të them se qëndron inspektori, Kujtim Shala”, u shpreh Kajtazi.