Roberto Mancini nuk është më zyrtarisht trajner i Arabisë Saudite, njoftoi Federata vendase e Futbollit.
Mediat në vend pretendojnë se specialisti italian do të marrë dëmshpërblim në shumën e 30 milionë eurove, transmeton GazetaBlic Sport.
Deklarata:
“Bordi drejtues i Federatës Saudite të Futbollit dhe trajneri italian Roberto Mancini kanë arritur sot një marrëveshje të përbashkët që përfshin përfundimin e marrëdhënies kontraktuale.
Bordi falënderon Roberto Mancinin dhe i uron suksese në karrierën e tij. Bordi Drejtues konfirmon se trajneri i radhës i ekipit do të shpallet në ditët në vijim pas përfundimit përfundimtar dhe zyrtar të procedurave kontraktuale”.
/GazetaBlic Sport/