Sporti

Leo Messi, golashënuesi më i mirë në histori të El Clasicos

10/24/2024 17:37
nga:Mergim Rreci

El Clasico i referohet një ndeshjeje mes dy skuadrave më të mëdha të La Ligës, Barcelonës dhe Real Madrid. 

Fillimisht, termi përdorej vetëm për ndeshjet në kampionatin vendas spanjoll. Me kalimin e viteve, megjithatë, është njohur globalisht për çdo takim të vetëm si në Ligën e Kampionëve të UEFA-s apo edhe garat e kupave vendase si Copa del Rey dhe Superkupa e Spanjës, transmeton GazetaBlic Sport.

Kjo super përballje mes titanësh do të luhet përsëri të shtunën në ora 21:00.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka shënuar më së shumti gola në El Clasico. Që kur bëri paraqitjen e tij të parë në El Clasico në 2005, legjenda argjentinase ka shënuar 26 gola. Kjo përfshin dy hat-trick në 2007 dhe 2014.

Ish-sulmuesit e Real Madridit, Alfredo Di Stefano dhe Cristiano Ronaldo ndajnë vendin e dytë me 18 gola secili.

/GazetaBlic Sport/