Lajme

A është e mjaftueshme periudha e trajnimeve të kadetëve të rinjë në Policinë e Kosovës?

10/25/2024 08:41
nga:N K

Periudha e trajnimit të katedëve të rinj nga shtatë muaj tashmë është shkurtuar në tre muaj.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë këtyre trajnimeve, ata përfitojnë njohuritë e nevojshme sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, me qëllim të kryerjes të detyrave me profesionalizëm në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës pas kualifikimit të kandidatëve të rinj, menjëherë fillojnë trajnimin.

Trajnimet që zhvillohen në Policinë e Kosovës janë me sistem amerikan.

Por, këto trajnime bazike a janë të mjaftueshme për periudhën që ndjekin Policia e Kosovës?

Për “Gazeta Blic” kanë folur ekspertët e kësaj fushe.

Reshat Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës shprehet se periudha e trajnimeve bazike të shtatë muajve është shkurtuar në tre muaj, si dhe trajnimi fushor nga dy vite është bërë një vit.

Sipas Qalaj, ky vendim nga Policia e Kosovës nuk është i duhuri dhe se nga ky ‘shkurtim’ i trajnimeve po ndodhin incidente ku policët e rinj po kanë mungesë të njohurive themelore.

“Mendoj se ky nuk është vendimi i duhur, mendoj që  ka ndikuar shumë edhe në aftësimin e kadetëve të rinjë, mendoj që ka qenë vendimi më i gabuar kohës së fundit. Unë mendoj që është dashur të vazhdoj sidomos me trajnimin fushor në periudhën prej dy viteve. Meqenëse, aty ka pas shumë aktivitete ka pas mbikëqyrje nga trajnerët fushorë dhe kadetët kanë pasur mundësi që të marrin njohuri të reja në praktikë dhe të pasurojnë njohuritë nga ato që i kanë mësuar në trajnimin bazik e që ka qenë përpara shtatë muaj. E shihni që po kemi shumë incidente dhe po kemi shumë ankesa të qytetarëve e sidomos me polic të rinj të cilëve sic po duket po ju mungojnë njohurit themelore në punën dhe në shërbimin në komunitet”, potencoi Qalaj për GazetaBlic.

Po ashtu, ish-drejtori deklaron se çdo ditë pranon ankesa të qytetarëve drejtuar për policët e rinjë që janë në ushtrim  detyre.

“Kam pasur shumë ankesa të qytetarëve, meqenëse po kontaktoj me ta për ditë dhe  që kanë të bëjnë me mungesën e dijës dhe qasjes ndaj qytetarëve dhe duhet që drejtori i përgjithshëm dhe me menaxhemt i policisë që të marrin hapa konkret të trajnimeve plotësuese  tani nëpër statcione plotësuese në mënyrë që të i evidotojnë këto probleme që po ndodhin çdo ditë”, tha ai.

Gjithashtu Çalaj thotë se policia kosovare ndër vite nuk është duke zbatuar rregulloret që i ka.

Ai thotë se në këtë mes është problemi tek lidershipi, i cili duhet të rishikohet sa më shpejt.

“Policia e Kosovës në katër vitet e fundit nuk është duke I zbatuar rrregulloret që i ka, nuk është duke e imponuar tek policët e rinj disiplinën, nuk ka ndpdhnjë vision të qartë se si duhet të trajnohen policët e rinj dhe mendoj që kjo është problem i lidershipit të cilët duhet të ulën dhe të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur. Është e pa pranueshme që policët e rinj të cilët janë në kohën më të mirë të jetës, të cilët janë kryesisht të shkolluar të sillën në atë mënyrë me qytetarët”, tha ndër të tjera.

E i mendimit se kjo periudhë e trajnimeve është e pamjaftueshme është edhe ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani.

Ai në një përgjigje dhënë për GazetaBlic, përmend tri aryeje që ndikojnë në nivelin dhe kualitetin e pergatitjes të kadetëve të rinjë që ata marrin gjatë qëndrimit në trajnime.

“Kadetët gjatë trajnimit në Akademin Policore kalojnë të gjitha trajnimet e duhura, mirëpo sipas mendimit tim janë tri arsye që ndikojnë për nivelin dhe kualitetin e pregatitjes që ata marrin gjatë qëndrimit atje: Mosha shumë e re që ata kanë të drejtën të aplikojnë për policë prej 18 vites e që po tregojnë  një papjekuri të një numri prej tyre për të kuptuar profesionin e policit, prandaj ishte dashur që kjo moshë të ngritet në 20 apo 22 vjeçare. E dyta, kualiteti i trajnimit që ju afrohet nuk është në nivelin e duhur, trajnerët nuk kanë kapacitetin dhe njohuritë e duhura për tua transmetuar si duhet të gjitha shkathtësitë dhe njohuritë e duhura. Edhe trajnimi fushorë në teren pasi ata të fillojnë punën nuk është i duhur dhe profesional, vërehet mungesa e rreshterëve policorë nëpër stacione policorë, si dhe kohëzgjatja e trajnimit duhet të zgjatet nuk është e mjaftueshme”, u përgjigj  Sylejmani.

Derisa, edhe njohësi i sigurisë, Arben Dashevci shpreh shqetësime mbi cilësinë e trajnimeve, që sipas mendimit të tij, nuk është i mjaftueshëm dhe se është e nevojshme të zhvillohet një metodologji e re që përfshin ekspert të fushave përkatëse.

“Sipas mendimit tim trajnimi nuk është i mjaftueshëm duhet të trajtohet një metodologji e kohës me njohuri dhe ekspert të fushave përkatëse dmth duhet të ju ligjerohen lëndë profesionale njerëz me përvoja në deliktet e gjakut njerëz që kanë hartuar strategji si për policinë ashtu edhe për sigurinë kombëtare. Duhet profesor kompetent të ligjerojnë të drejtat e njeriut. Duhet kurse intenzive nga ekspertët e forenzikës mbikqyrës së vendit të ngjarjës. Procedurat ligjore ,taktikën,teknikën dhe metodikën kriminalistike rendin dhe sigurinë publike. Prandaj ky trajtim çfarë është tash për tash nuk është i mjaftueshëm, sepse jemi dëshmitarë të moskujdesit ndaj armës zyrtare dhe po vie deri te plagosja ose vrasja e ndonjë anëtari të familjes etj, e gjitha kjo si pasojë e moskujdesit ose trajnimit të mangët,në teste psikologjike, si dhe ato që përmemda më lartë. Plan programi duhet të standarizohet kur dihet fakti që vendet mike kanë investuar shumë në avancimin e Akademisë për Siguri Publike dmth duhet të trajtohen kurse bazike nga njerëz ekspert me pervoja nga lëmit e lartepëmendura. Një polici e trajnuar në mënyre profesionale është kusht i domosdoshëm për rendin dhe sigurinë publike”, potencoi ai.

Ndërsa profesori i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, nënvizoi se pavarsisht ‘keqmenaxhimit’ të armës në disa raste, nuk duhet harruar mënyra se si ata trajnohen, kështu duke e vlerësuar sistemin amerikan.

“Kemi parë  disa raste ku policia aksidentalisht  në raste individuale ka ndodh që është keqmenazhuar arma dhe se a janë të majftueshme kursi tre mujor apo gjashtë mujor varësisht se çfarë bëhet dhe shumë shpesh dëgjohet  se nuk mjafton kjo kohë, por nuk duhet harruar se sistemi i trajnimit të policisë është sistemi amerikan ku me kursin e trajnuar është vetëm bazamenti dhe fillimi I një rrugëtimi të një polici duke filluar prej një kadedi e deri  në fazat e mëtutjeshme. Mirëpo, nuk duhet harruar që pas mbajtje së kursit bazik polici fillon prej patrolles dhe në  vazhdimësi ka trajnime të  caktuara të sistemit amerikan deri në arritjes e fazës  përfundimtare të del një oficer i policisë me të gjitha karakteristikat që duhet ti ketë”, tha ai për GazetaBlic.

Rikujtojmë se gjatë kësaj jave, Policia e Kosovës ka filluar trajnimin për gjeneratën e 61-të, që janë të kualifikuar mbi 400 polic të rinjë.

/GazetaBlic/