Lajme

Punëtoria e Hamzës me qytetarët e Shtimes: Gratë duhet të përfshihen më shumë në tregun e punës

10/24/2024 11:41
nga:G C

Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës për programin qeverisës me qytetarët e Komunës së Shtimes.

Hamza ka diskutuar me ta për përfshirjen e grave në tregun e punës, për shëndetësinë, arsimin e bujqësinë, sugjerimet e të cilëve do t’i përfshijë në programin qeverisës.

“Ju e dini më së miri se çka ju preokupon. Cilat janë brengat dhe problemet tuaja…”, ka thënë Hamza.

Disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin ndërtimi i çerdheve, krijimi i kushteve bashkëkohore të mësimit për të evituar bartjen e çantave të rënda për fëmijët, edukimi shëndetësor, sigurimi i prodhimeve bujqësore dhe të tjera.