Sporti

FIFA publikon renditjen e kombëtareve, Kosova e Shqipëria ngjiten për tri, repsektivisht dy pozicione

10/24/2024 11:14
nga:Lorik J

FIFA ka publikuar para pak çasteve renditjen e kombëtareve botërore.

Kosova dhe Shqipëria kanë shënuar ngritje në ranklistën e publikuar nga FIFA, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova nga vendi i 104’të ka kaluar në vendin e 101’të, që është edhe renditja më e mirë ndonjëherë, teksa po i afrohemi edhe më shumë top 100 kombëtareve në botë.

Ndërkohë, Shqipëria poashtu është ngritur për dy pozicione, nga vendi i 67’të, ka kaluar në pozicionin e 65’të.