Lajme

Nën patronatin e Osmanit zhvillohet ecja tradicionale që i kushtohet tetorit rozë

10/24/2024 11:05
nga:N K

Nën patronatin e presidents Vjosa Osmani nga ora 12:00, në Prishtinë do të zhvillohet ecja tradicionale që i kushtohet tetorit rozë.

Ky aktivitet zhvillohet në shesin “Ibrahim Rugova”.

“Në orën 12:00, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, së bashku me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA”, bëhet ecja tradicionale”, thuhet në njoftimin e presidencës.