Lajme

Abdixhiku prezanton aderimin e ri: Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe ne Kosovë Lumbardh!

10/24/2024 11:03
nga:N K

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka prezantuar me një video anëtarin më të ri të partisë.

Lumir Abdixhiku njoftoi se Lumbardh Salihu, fituesi i Big Brother, është anëtarësuar në partinë më të vjetër në vend.

“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh!”, shkroi ai.