Lajme

Analistët politikë: Takimi sot në Bruksel, veç sa për fotografi!

10/24/2024 10:49
nga:Y I

Ka nsiur takimi i radhës në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve nën ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

Takimet atje janë duke u zhvilluar të ndara.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend po shprehen skeptik se mund të ketë diçka konkrete nga ky takim që po zhvillohet sot në Bruksel.

Ish-diplomati, Avni Arifi, takimet Bislimi-Petkoviq po i cilëson si humbje kohe.

Arifi thotë se është gabim sikur të nga ky takim të pritet diçka më shumë.

“Te gjitha takimet e deritashme Bislimi- Petkovic kanë qenë humbje kohe. Gabim do te ishte sikur në ketë takim të pritej dicka më shumë ne kushte normale. Cka do te iete interesante ne kete takim është BE dhe qasja e saj ndaj fondit te rritjes. Fondi i reitjes do te jete ne tavolin ku te dy palet do te marrin fonde nga BE ne varesi re konstruktivitetit. Mbetet te shihet se a do te kete peshe ky kusht i ri i BE” tha Arifi për “Gazeta Blic’

Politologu, Arbnor Sadiku, në një përgjigje për “Gazeta Blic” tha se deri pas zgjedhjeve të vitit 2025 s’do të ketë asgjë dhe se takimi sot është vetëm sa për fotografi.

“Nuk pritet te kete diçka konkrete deri pas zgjedhjeve te vitit te shkurtit 2025. Takimi do jetë me tepër një takim kurtezie, dhe sa për një fotografi” tha Sadiku për “Gazeta Blic”

Në lidhje me takimin është deklaruar gjatë ditës së djeshme edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano tha se “koreografia do të jetë e zakonshme, BE-ja gjithmonë synon të ketë takime trepalëshe, por kjo do të varet nga vullneti i palëve”.

“Agjenda është e njëjtë sikur që ka qenë edhe në të kaluarën, pra nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të obligimeve nga dialogu. Nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe nevoja që edhe Kosova edhe Serbia të pajtohen për progresin në dialog”, tha Stano raporton “Gazeta Blic”.

Në BE, por edhe në NATO gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut, duke thënë se procesi nuk po prodhon rezultatet e pritura.

Kështu ka konstatuar edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke shprehur shqetësim për këtë.

Emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka mandat në këtë post deri në fund të muajit janar të vitit 2025.

Ndërkaq, në BE presin të shohin se çfarë qasje rreth dialogut do të ketë përfaqësuesja e e re e lartë për politikë të jashtme, Kaja Kallas, pasi ajo të marrë mandatin.

Mandati i saj do të nisë kur të jetë gati i tërë ekipi i ri i Komisionit Evropian, pasi të konfirmohet nga Parlamenti Evropian.

/Gazeta Blic/

 

Sot rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel