Lajme

Arrestohet një person në Bërnjak, iu gjetën fanella e vizitkarta me mbishkrime nacionaliste

10/24/2024 09:37
nga:N K

Një person është arrestuar në Bërnjak, pasi që i njëjti dyshohet se gjatë kontrollit në veturën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste.

Sipas policisë, i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“SPK Bërnjak / 23.10.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.