Lajme

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Ferizaj, vjedhin dy automjete

10/24/2024 09:17
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhje në Ferizaj.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të maskuar, kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij të cilën e kanë demoluar dhe po ashtu i kanë vjedhur dy automjete me targa vendore.

Të dyshuarit me veturat e vjedhura janë larguar në drejtim të panjohur, rasti i nënshtrohet procedurave hetimore.