Showtime

A ka jetë pas vdekjes? Përgjigjet Fero

10/24/2024 08:59
nga:N K

Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, ka qenë i ftuar mbrëmë brenda shtëpisë së BBVK-së.

Ai ka qenë në një lloj konference shtypi dhe banorët ishin në cilësinë e gazetarëve.

Njëra prej pyetjeve, gjithashtu ishte nëse kishte jetë edhe pas vdekjes, për të cilën Fero nuk hezitoi t’i përgjigjej.

“Gjithmonë e kam menduar nëse do të ketë jetë pas vdekjes, unë këtë e kam gjetur në besimin tim, ka jetë pas vdekjes, qysh ka të mirë dhe keqe në këtë dynja, ka edhe atje”, u shpreh Fero.

“Na nuk mundemi me i shpëtu vdekjes. Dhe ne kemi me vdekë, edhe mbas vdekjes kemi përsëri jetë”, pohoi mes tjerash ai.