Lajme

Batusha: Qeveria Kurti i ka pamundësuar kushtëzimet nga votat e Listës Serbe

10/23/2024 19:19
nga:G B

Votimi i Vjosa Osmanit presidente e Kosovës është bërë së fundi temë diskutimi.

Deputetët joshumicë, që i takojnë Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, kanë thënë se kanë votuar për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, me urdhër të Milan Radoiçiq.

Ata gjithashtu kanë thënë se janë kontaktuar nga vet kryeministri Albin Kurti lidhur me këtë çështje.

Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, thotë për Gazeta Blic, se Lista Serbe nuk është pjesë e Qeverisë dhe se me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, atyre u është pamundësuar kushtëzimi i shumicës parlamentare.

“Lista Serbe nuk është pjesë e koalicionit qeverisës, nuk është tash mbi 2 vite pjesë e qeverisë, nuk varemi nga ta për votat në Parlament dhe ka kohë që nuk vijnë as në seanca. Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë, apo më saktë, rezultati zgjedhor i 2021 i ka pamundësuar kushtëzimet nga varësinë e qeverisë apo shumicës parlamentare nga votat e LS”, ka deklaruar deputeti Batusha./Gazeta Blic/